Deputeti demoktat, Enkelejd Alibeaj deklaroi se mbledhja e Kryesisë së PD-së, e cila zgjati për rreth 3 orë, ishte informuese dhe se të premten do të ketë sërish mbledhje, edhe me Kolegjin e Kryetarëve.
Në një deklaratë për mediat, Alibeaj u shpreh se do të vijohet puna për organizmin e zgjedhjeve të ardhshme lokale, duke konfirmuar përçarjen brenda selisë blu.
“Mbledhje informuese, për qëndrimin e Grupit Parlamentar. Sigurisht, Kryesia jo vetëm që e mbështeti, por tashmë ne do të ecim me riogranizmin në funksion edhe të zgjedhjeve lokale, po ju njoftoj që ditën e premte në orë 15:00 do kemi një tjetër mbledhje të Kryesisë me Kolegjin e Kryetarëve.
Jemi për kandidat fitues, që do bëjë bashkë demokratët, mbështetës të Partisë Demokratike. Për të qenë fitues, ne do duhet të gjejmë kandidatë që të jenë shëmbëlltyra e publikut. Kjo nuk bëhet në mënyrë të njëanshme”, theksoi ai.
Partia Demokratike do të shkojë e përçarë në zgjedhjet e ardhshme vendore që do të zhvillohen më 14 maj të vitit të ardhshëm.
Edhe pse prej disa kohësh filluan bisedimet mes dy palëve për të dalë me kandidat të përbashkët, negociatat dështuan.
Përmes një njoftimi, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se pala tjetër ka vendosur si kusht gjatë bisedimeve, që të njihet “Statuti i 11 Dhjetorit”, çka sipas tyre, ka minuar bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet.
LEXONI GJITHASHTU
- ‘Lufta në PD, më e egër se me Ramën’, Biberaj: Duhet bashkim pa kushte
- ‘Do e shihni ditët e ardhshme’, Berisha: Kush prek logon e PD, i ka bërë keq hesapet
- ‘Opozitën s’e pengon asgjë për të fituar zgjedhjet’, Berisha i përgjigjet Alibeajt