Alimehmeti nga foltorja në Durrës: Për t’u përmirësuar duhet të flasim me votuesit
Ish-kandidati për deputet i listës së hapur të PD në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti gjatë fjalës së tij nga foltorja që po mbahet në qytetin e Durrësit është shprehur se duhet të përmirësohen për të rrëzuar qeverinë të cilën e cilësoi një regjim i Edi Ramës.
Ai shtoi se për tu përmirësuar Partia Demokratike duhet të flasë me votuesit dhe të tregojnë se PD është parti e lirë.
“Po të jetë për mirë, në mandatin e katërt që zhvat Edi Rama dhe e dimë shumë mirë si zbatohet dhe si thotë Edi Rama. Nuk jemi mirë. Ne kemi nevojë që këtë regjim ta hedhim një orë e më parë.
Shumë prej nesh mund të thonë që na hoqi të ardhmen tonë, por duhet të mendojmë edhe për fëmijët dhe nipërit tanë. Ne mendojmë që mund të bëjmë më të mirën e mundshme për PD. Kjo është një frymë për të përballuar çdolloj përpjekje, ideje, votuesi, simpatizant.
Për të kuptuar si brenda strukturave duhet përmirësuar, duhet të flasim edhe me votuesit. E kam këtë vështirë dhe e njoh, ju e dini, jetoni me ta. Këtu ka edhe korrupsion moral. Të gjithëve brenda PD duhet t’i kujtojmë që është parti e lirë”, tha Alimehmeti.
Alimehmeti krah për krah me Salianjin! Nis lëvizja me demokratët e Durrësit pic.twitter.com/QRz5FkiFxZ
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) December 3, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 18:58 Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
- 18:55 Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme