Alket Rizai kërkon lirimin nga burgu, çfarë vendosi gjykata greke
Lirimi me kusht i të dënuarit Alket Rizai nga Burgu i Domokosit në Greqi është shqyrtuar nga Këshilli Gjyqësor i Kundërvajtjes në Lamia të premten, më 11 prill 2025.
Kjo seancë erdhi pas kërkesës që shqiptari kishte paraqitur për të dalë nga burgu.
Megjithatë, çështja e 47-vjeçarit u shty për një shqyrtim të ri më 6 qershor 2025, për shkak të arsyeve procedurale.
Kështu deklaroi për “LamiaReport” një nga avokatët e tij, Kostas Nousas, pasi Rizai ishte transferuar përkohësisht në Qendrën e Paraburgimit të Korydallos.
Alket Rizai, është i njohur për 2 arratisje spektakolare me helikopter nga burgu i famshëm i Koridhalos, herën e parë në bashkëpunim me kriminelin Vassilis Paleokostas.
Ai është dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, ndërsa dënimet e tjera për veprat e tij të shumta arrijnë në 25 vjet burgim.
Rizai është arrestuar në vitin 2003 dhe ka kaluar 21 vjet në burg.
Gjatë kësaj periudhe, ai është arratisur disa herë, por ka shijuar vetëm disa muaj lirie.
Pavarësisht kësaj, sjellja e tij në vitet e fundit ka lejuar që ai të marrë leje për të dalë nga burgu, siç ndodhi në janar të vitit 2021.
Në vitin 2021, gjatë një operacioni të Policisë së Lamisë për kontrollin e një automjeti të dyshimtë, u gjet edhe Alket Rizai, i cili kishte marrë leje 5-ditore nga burgu.
Pavarësisht se ishte në liri për një periudhë të shkurtër, ai u kap përsëri nga autoritetet.
Hera e fundit që Rizai u përball me autoritetet ishte një vit më parë, kur ai u gjykua nga Gjykata e Kundërvajtjeve për armë të improvizuara dhe celularë të gjetur në qelinë e tij.
Megjithatë, ai u shpall i pafajshëm në këtë rast.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng