Grevat paralizojnë Greqinë, anulohen edhe fluturimet me Shqipërinë

9 Prill 2025 | 13:42

Greqia është përfshirë sot nga një grevë mbarëkombëtare 24-orëshe që ka paralizuar aktivitetin në të gjithë vendin, përfshirë Athinën, Selanikun dhe qytete të tjera të mëdha. Greva është thirrur nga Konfederata e Përgjithshme e Punonjësve të Sektorit Privat (GSEE) dhe Konfederata e Administratës Publike (ADEDY), të mbështetura nga dhjetëra sindikata, federata dhe organizata nga të dy sektorët.

Ndër kërkesat kryesore të grevistëve janë rritja e pagave, rikthimi i pagës së 13-të dhe 14-të, si dhe rivendosja e kontratave kolektive të punës. Protestuesit kanë ngritur gjithashtu zërin kundër rritjes së kostos së jetesës, inflacionit të lartë dhe krizës së strehimit që po prek një pjesë të madhe të popullsisë.

Si pasojë e grevës, qarkullimi në shumë zona është pezulluar plotësisht. Anijet janë ndalur në porte dhe transporti ajror është pothuajse tërësisht i bllokuar. Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi se të gjitha fluturimet janë anuluar, përfshirë ato mes Greqisë dhe Shqipërisë. Do të lejohen vetëm fluturimet emergjente dhe të domosdoshme. Edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka konfirmuar në faqen e tij zyrtare se të gjitha udhëtimet me Athinën janë anuluar.

Greva ka përfshirë edhe sektorin e arsimit. Mësues, pedagogë dhe studentë kanë dalë në protestë, duke kërkuar përmirësim të kushteve në sistemin arsimor dhe kundërshtuar planet për krijimin e universiteteve private. Studentët gjithashtu shprehën shqetësimin për tarifat e larta dhe mungesën e sigurisë ekonomike gjatë studimeve.

Sipas autoriteteve, deri më tani janë arrestuar gjashtë persona gjatë protestave, ndërsa pritet që lëvizjet sindikale të vazhdojnë edhe në ditët në vijim nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga qeveria.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026