Alqi Bllako lirohet sot nga burgu

4 Nëntor 2025 | 18:44

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako pritet të lirohet gjatë mbrëmjes së sotme pasi ka përfunduar dënimin me kohën e qëndrimit në paraburgim. Trupa gjykuese e shpalli Bllakon fajtor për korrupsion pasiv, për një përfitim prej 119 mijë euro, dhe përfitim tjetër prej 7 milion lekësh.

Ai u dënua me 4 vite burg, ndërsa në gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 2 vite e 8 muaj burg.  Për dënimin për inceneratorin e Elbasanit ka fituar lirinë me kusht nga gjykata e Durrësit ndërsa për inceneratorin e Fierit masa e sigurisë i është shuar.

Në përfundim GJKKO ka urdhëruar shuarjen e masës së sigurisë dhe Bllako pritet të lirohet që sot. Gjithashtu, Bllakos i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026