Altin Hazizaj: 80% e dhunës seksuale me fëmijët ndodh brenda familjes

17 Shtator 2024 | 18:02

Aktivisti Altin Hazizaj ishte këtë të martë i ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania ku tha se duhet të kemi shumë kujdes për të krijuar ambient të sigurt për fëmijët.

Ai tha se sipas të dhënave rreth 80% e rasteve kur fëmijët kanë përjetuar dhunë seksuale, ata janë abuzuar nga njerëz të afërt.

“Bindja jonë si qytetar, është se jetojmë në një komunitet që është i sigurt dhe që i mbron fëmijët, por në fakt, ndonjëherë edhe brenda familjes asgjë nuk është e sigurt.

Realiteti na tregon se shumica e rasteve të dhunës seksuale, rasteve ekstreme, të vrasjeve të fëmijëve, ndodhin shpesh në rrethin më të afërt të familjes.

Thuajse 80% e ngjarjeve të rënda në jetën e fëmijës, mund të ndodhin nga njerëzit e rrethit shumë të ngushtë. E dyta, në të gjithë botën prindi nuk lejohet të hyjë në ambientet e brendshme të kopshteve e të shkollave, te ne nuk është kjo”,-tha Hazizaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026