Ambasada amerikane mesazh për zgjedhjet lokale: Vendimi duhet t’i mbetet popullit
Ambasada amerikane ka postuar në Twitter një mesazh për autoritetet dhe partitë në zgjedhjet e 14 majit. Ata kanë udhëzuar që të ruhet rendi dhe të respektohet populli gjatë ushtrimit të të drejtës së tyre më themelore demokratike.
Në postimin e ambasadës së SHBA-së thuhet se kandidatët tashmë janë propozuar dhe i takon qytetarëve të vendosin. Ata bëjnë me dije se do të jenë të pranishëm në të gjitha qytetet për të monitoruar situatën.
Deklarata e plotë:
Të dielën qytetarët shqiptarë do të ushtrojnë të drejtën e tyre më themelore demokratike – të votojnë për liderët dhe të ardhmen e tyre.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara u bën thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve të sigurojnë që aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare. Autoritetet shqiptare duhet të sigurojnë që zgjedhjet të jenë transparente, të lira dhe të sigurta.
Ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, përfaqësues ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe Ambasadën amerikane, do të udhëtojnë në të gjithë vendin si vëzhgues të zgjedhjeve. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë.
Krerët e partisë kishin detyrimin të propozonin kandidatë të pastër e të denjë për të përfaqësuar popullin shqiptar dhe tani vendimi duhet t’i mbetet popullit. Siç kemi bërë në tre dekadat e fundit, Shtetet e Bashkuara mbështesin vullnetin e popullit shqiptar për një demokraci të fortë.
LEXONI GJITHASHTU:
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset
- 21:53 Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja
- 21:51 Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar
- 21:50 Misteri i vdekjes së aktores turke merr fund, autopsia zbulon të vërtetën
- 21:43 Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja
- 21:38 A është Turqia përgjigja për problemet energjetike të Gjermanisë?