Ambasada Amerikane përshëndet certifikimin e 24 oficerëve për identifikimin e kërcënimeve terroriste
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka vlerësuar 24 të diplomuarit e kursit “Aftësi për Vëzhgimin e Sjelljes”, të zhvilluar në Akademinë e Sigurisë në kuadër të Programit të Ndihmës për Antiterrorin (ATA), një nismë që synon forcimin e kapaciteteve të strukturave shqiptare të zbatimit të ligjit në parandalimin e kërcënimeve terroriste.
Në ceremoninë e diplomimit ishte e pranishme edhe Zëvendës Shefja e Misionit në Detyrë në ambasadën amerikane në Tiranë, Kathryn Hammond, e cila vlerësoi rëndësinë e këtij trajnimi në rritjen e aftësive profesionale të punonjësve të sigurisë.
Sipas saj, kursi përfaqëson një hap të rëndësishëm në drejtim të rritjes së aftësisë së personelit të zbatimit të ligjit për të identifikuar në kohë kërcënime të mundshme, përmes vëzhgimit të anomalive në sjellje, duke ndihmuar kështu në parandalimin e sulmeve të mundshme terroriste.
Ambasada amerikane thekson se që nga viti 2016, Programi i Trajnimit për Ndihmë Kundër Terrorizmit ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për Policinë e Shtetit Shqiptar, përmes trajnimeve dhe pajisjeve të specializuara, në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Sigurisë në Tiranë.
Ky kurs i fundit, sipas njoftimit zyrtar, vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit, duke rritur gatishmërinë profesionale të strukturave shqiptare për të reaguar ndaj rreziqeve të mundshme.





Since 2016, the Antiterrorism Assistance Training Program has delivered training and equipment to the Albanian State Police through the Regional Security Office at the U.S. Embassy. 1/3 pic.twitter.com/XSBta8Laut
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) May 16, 2026
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 20:57 Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente të rënda, kjo është demokraci dhe më gëzon
- 20:49 AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
- 20:31 Bllokohet një dërgesë me ndihma për shqiptarët në Luginën e Preshevës, akuzohen autoritetet serbe
- 20:13 ‘Rilindja Urbane 2.0’ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Nuk duam fasada, kërkojmë decentralizim real
- 19:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:39 Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE