Ambasada e SHBA-së: I qëndrojmë pozicionit tonë, nuk angazhohemi me “non grata”
E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn ka reaguar me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Shquipëri ku shprehet se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë rëndësinë e një opozitë të shëndetshme si pjesë me rëndësi kritike për demokracinë.
Megjithatë ajo vijon më tej se qendrimi i SHBA-së do të vijojë të jetë i njëjtë për sa u takon personave të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.
“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.
Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.” – E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn.
Kujtojmë se Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, e cila ëhstë edhe partia më e madhe opozitare, ëhstë shpallur non grata nga SHBA.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë