Ambasada PINK: T’u jepet e drejta e birësimit të fëmijëve personave LGBTI
Ambasada PINK në Shqipëri i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë të eliminojë diskriminimet ligjore ndaj personave LGBTI duke u njohur të drejtat për bashkëjetesë, martesë apo dhe për të birësuar fëmijë.
Kërkesa është bërë që më 15 shtator nisur nga propozimet që Ministria e Drejtësisë ka paraqitur për konsultim rreth ndryshimeve në ligjin për birësimet dhe Kodin e Familjes. Ajo u bë me dije përmes një komunikate për shtyp nga Ambasada PINK.
“Paragjykimet shoqërore për martesën në Shqipëri janë të ngulitura thellë edhe në ato pak ligje që kanë mbetur e që janë haptazi diskriminuese ndaj personave LGBTI,” – thuhet në deklaratë.
Ambasada PINK është një organizatë jo-qeveritare, e cila prej vitit 2010 advokon kundër diskriminimit dhe “pro” barazisë në marrëdhëniet dhe martesat mes personave të së njëjtës gjini.
Dhjetëra shtete në Evropë garantojnë barazi në të drejtën për bashkëjetesë apo martesë. Kjo barazi në Shqipëri nuk garantohet, ndërsa njerëzit LGBTI përgjithësisht hasin edhe diskriminime sociale apo dhe dhunë.
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 20:53 “Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë”? Rama reagon sërish për Dritan Goxhaj
- 20:51 Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë
- 20:48 Rezervimet për verën, më të ulëta se vitet e kaluara
- 20:44 Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
- 20:40 Njoftohet data, shqiptarët nga diaspora pritet të vijnë sërish në Tiranë më 4 korrik
- 20:16 Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq