Ambasadori i BE-së i përgjigjet akuzave: Nuk ndërhyjmë në procesin zgjedhor

2 Maj 2025 | 10:40

Një ditë pas aludimeve të publikuara në disa media shqiptare, ku pretendohej se ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë kishte ndërhyrë në raportin paraprak të OSBE-ODIHR për të hequr emra personash të përfshirë në krime zgjedhore, përfshirë figura të botës së krimit dhe zyrtarë të policisë, Silvio Gonzato zhvilloi një takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi.

Pas takimit, ambasadori Gonzato reagoi publikisht duke i mohuar kategorikisht akuzat dhe duke nënvizuar se BE-ja nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjë ndërhyrje në procesin zgjedhor.

“Bashkimi Europian as nuk ndërhyn dhe as nuk manipilon. Lajmi se ne kemi ndërhyrë në raportin e ODIHR është plotësisht i pavërtetë. ODIHR është një organizatë e pavarur dhe vepron në mënyrë të pavarur; ne nuk mund të ndërhyjmë në raportet e tyre. Ne besojmë tek ODIHR, i cili është përgjegjës për monitorimin e procesit,” deklaroi Gonzato.

Ai theksoi se këto zgjedhje janë me rëndësi të veçantë, pasi janë të parat pas hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. “Kemi besim te ODIHR dhe ka një mision të rëndësishëm këtu,” shtoi ai.

Gonzato theksoi se roli i BE-së është të ndihmojë Shqipërinë në procesin e integrimit, duke sqaruar se “ne jemi këtu për të ndihmuar Shqipërinë, jo për të manipuluar asgjë.”

“BE është këtu për të mbështetur Shqipërinë, jo për të ndërhyrë në procese. Nuk jemi këtu për të manipuluar asgjë,” deklaroi Gonzato.

Ambasadori vuri në dukje se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është në thelb të negociatave me Bashkimin Europian.

“Lufta kundër krimit të organizuar është pjesë e procesit të integrimit në Bashkimin Europian dhe ne vlerësojmë punën e SPAK,” deklaroi Gonzato.

Nga ana tjetër, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi konfirmoi se takimi ishte informues dhe kishte të bënte me përgatitjet për zgjedhjet. “Shkëmbyem mendime për përgatitjet. Jemi në proces të vazhdueshëm të mbështetjes nga delegacioni i BE-së për procesin e zgjedhjeve,” tha Celibashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026