Ambasadori i BE-së: Procesi i verifikimit, shtylla kurrizore e reformës në drejtësi

29 Tetor 2025 | 18:02

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, zhvilloi një vizitë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ku u takua me Kryetarin Sokol Como.

Ai nënvizoi rëndësinë e përfundimit të të gjitha aktiviteteve të verifikimit para qershorit 2026, kur përfundon mandati kushtetues, duke e cilësuar këtë hap si thelbësor për reformën në drejtësi dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian qëndron fort në mbështetje të vettingut dhe dhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) duke theksuar se procesi i verifikimit mbetet shtylla kurrizore e reformës në drejtësi.

“Sulmet e pabaza dhe dezinformatat e fundit kundër ONM-së dhe vëzhguesve ndërkombëtarë janë të papranueshme, pasi synojnë të minojnë besimin publik në sistemin e drejtësisë dhe të komprometojnë avancimin e reformës në drejtësi”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026