Ambasadori i nominuar Eric Wendt mbështeti hapur SPAK-un, Eksperti nga SHBA: Ja si ta kuptojmë
Adrian Shtuni, analisti i çështjeve ndërkombëtare, ka folur këtë të mërkurë në hyrje të emisionit Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania lidhur me fjalën e kandidatit të nominuar për ambasador të SHBA në Tiranë, Eric Wendt, në Senat. Shtuni u pyet për një koment lidhur me fjalën e Wendt për SPAK, ndërkohë që është përfolur, sipas moderatores, retorika se SHBA po heq mbështetjen nga SPAK. Sipas Shtunit, mesazhi ishte i qartë dhe jo individual, por politik dhe diplomatik.
“Mendoj që mesazhi ishte i qartë. Ishte një mesazh i drejtpërdrejtë. Nuk ishte retorikë. Vlerësimi për SPAK tregon mbështetjen ndaj institucioneve. Pra është edhe politik edhe diplomatik. Ambasadori nuk vjen aty me prioritete që i ka zhvilluar vetë në zyrën e tij. Nuk krijohen prioritetet në vakum, por në bazë të planeve strategjike. Sipas asaj që bën DASH, ata kanë një plan 4-vjeçar strategjik. Të jemi të qartë, ajo që dëgjuam për SPAK është një vazhdimësi e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë por edhe për SHBA. Nuk është një deklaratë individuale. Ata duan një partner të aftë dhe jo të kapur nga krimi.”-tha Shtuni.
Rama: Rilindja urbane e ka kryer misionin e saj, kalojmë në moment tjetër
“Sot zgjedhjet nuk fitohen me asfalt dhe çakull”, Rama: Sa më shumë krijojmë kushte, më shumë rriten pritshmëritë
Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë, Prokuroria jep detaje nga hetimi për tjetërsimin e pronave në Durrës
- 13:52 Raporti i Avokaturës së Shtetit, reagon Gjykata Kushtetuese: Përmban elemente keqinformuese
- 13:49 Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale
- 13:40 Institucionet paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga SMS dhe email-et mashtruese që imitojnë bankat dhe Postën Shqiptare
- 13:31 Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë, disa aleatë refuzojnë pjesëmarrjen
- 13:30 Policia britanike nis hetimet për donacionet për Partinë Reformiste të Farage
- 13:24 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit në sulmet ndaj Gazës