Ambasadori serb në SHBA: KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e Kosovës
Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara kërkon që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës dhe të zëvendësojë përkohësisht autoritetet kosovare atje.
Kështu ka deklaruar për mediat diplomati serb, Marko Gjuriç, i cili beson se Trupat paqeruajtëse të NATO-s do të ndihmojnë në zbatimin e marrëveshjeve të dakordësuara mes dy vendeve.
Marrëveshje të cilat, Gjuriç thotë se janë shkelur nga kryeministri I Kosovës Albin Kurti në momentin e ndërhyrjes së policisë, duke krijuar një “Forcë Policore monoetnike”, aty ku sipas marrëveshjes policët duhet të ishin serbë.
Të tillë argument pas ngjarjes e kanë shfaqur edhe autoritetet në Serbi.
Ministri I jashtëm Ivica Daçiç pas ngjarjes, deklaroi se policia e Kosovës nuk duhet të kishte ndërhyrë, dhe duhet të kishte kërkuar menjëherë mbështetjen e KFOR.
Kjo pasi sipas tij aty ku shumica e banorëve janë serb, forcat policore duhet të përbëhen nga serbët.
Mirëpo Serbët nisën të jepnin dorëheqjet nga strukturat e policisë së Kosovës, që në nëntor të 2022-shit, duke refuzuar çdo përpjekje dhe negociatë për rikthimin e tyre në krye të detyrës.
Pretendimet e Serbisë për ligjshmërinë e ndërhyrjes së autoriteteve Kosovare në sulmin e Banjskës, ranë poshtë me një reagim të sekretarit amerikan të shtetit një ditë pas ngjarjes.
Antony Blinken pasi dënoi ashpër sulmin, bëri të qartë se policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë për zbatimin e sundimit të ligjit në territorin e saj dhe se SHBA-ja e njeh dhe e respekton rolin e Policisë së Kosovës si reaguese e parë në situata emergjente dhe krize.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë