Ambasadorja e SHBA në NATO: Zona e ndalim-fluturimit, jo opsion në tryezë
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në NATO ka theksuar një ditë përpara mbajtjes së samitit të jashtëzakonshëm me ministrat e mbrojtjes të Aleancës Euroatlantike se vendosja e zonës së ndalim-fluturimit nuk është ndër opsionet që po konsiderohet nga palët.
“Mesazhi që ka ardhur nga aleanca e NATO dhe Uashingtoni, përfshi këtu dhe presidenti, është se vendosja e ndalim-fluturimit nuk është e mundur për momentin. Unë mendoj se qëllimi ynë i përbashkët është t’i japim fund kësaj lufte – ta bëjmë Rusinë të largohet nga Ukraina dhe të ndalë sulmet kundër ushtrisë ukrainase dhe civilëve”, tha ambasadorja Julianne Smith.
Sipas ambasadores amerikane në NATO, vendosja e zonës së ndalim-fluturimet mund ta çojë situatën në ‘rrugën e gabuar’.
“Ne nuk duam ta përhapim këtë konflikt. Ne nuk duam ta shohim të përhapet përtej kontekstit aktual. Ndaj ekziston një ndjesi se nëse do të konsideronim vendosjen e zonës së ndalim-fluturimit, kjo mund të na çonte në drejtim të gabuar”.
Ambasadorja Julianne Smith theksoi se Kongresi miratoi së fundmi një paketë mbështetje prej $13.6 miliardë, përpos fondeve të akorduara që emërimi i presidentit Joe Biden.
“Shtetet e Bashkuara kanë dhënë – që nga koha kur presidenti mbërriti në Zyrën Ovale në fillim të 2021 – $1.2 miliardë në formën e ndihmave për sigurinë e Ukrainës, prej këtyre $550 milionë në dy javët e fundit”, tha Smith.
Sipas saj, SHBA dhe vendet aleate janë vazhdimisht në kërkim të mënyrave sesi mund t’i vijnë në ndihmë Ukrainës.
“Ju keni dëgjuar Presidentin dhe Sekretarin e Mbrojtjes të flasin për faktin se jemi vazhdimisht duke vlerësuar çfarë kërkesash shtesë mund të kenë nevojë miqtë tanë në Ukrainë. Do të shohim dhe aspekte të tjera apo format të tjera të mbrojtjes ajrore që do të mund t’ia furnizojmë Ukrainës”, tha Smith.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret