Ambasadorja Hohmann: Pa Reformë cilësore në Drejtësi, nuk ka integrim në BE
Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann është shprehur se pa një reformë të suksesshme në Drejtësi.
Në fjalën e saj në ceremoninë e organizuar për 110-vjetorin e Gjykatës së Lartë, ajo nënvizoi se reforma duhet të krijojë rrënjë të thella, ku të ketë transparencë, integritet i lartë.
“Sot ne festojmë 110-vjetorin e Gjykatës së Lartë dhe kjo meriton që të përgëzojmë Gjykatën e Lartë për çdo gjë që ka arritur. Mesazhi ynë: Nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të sukesshme të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por ky rrugëtim ende nuk ka përfunduar. Ne qëndrojmë në një moment kritik sepse institucionet kyçe të drejtësië janë krijuar ose rikrijuar. Reforma duhet të krijojë rrënjë të thella, kërkohet transparencë, integritet i lartë. Vetingu ecën përpara, por pasi të përfundojë, këshillat duhet të ruajnë frymën e vetingut që të ruajnë standardet e larta të vetingut.
Tashmë, anëtarët e këshillave pritët që të veprojnë në përputhje me aspekte të qarta që kanë të bëjnë me punën e tyre sepse mbajnë të ardhmen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Një drejtësi më e mirë fillon me trajtimin e çështjeve të mbartura. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Një drejtësi me cilësi më të mirë fillon me trajtimin e çështjeve të mbartura. Bërja publike e këtyre do të sjellë një praktikë më të mirë gjyqësore. Gjykata e Lartë luan një rol qëndror. Nuk ka asnjë vendim më të mirë gjyqësor nëse nuk do të ketë në një trajtim më të mirë. Numri i ulët i aplikantëve të rinj në shkollën e magjistraturës tregon se duhet bërë më shumë.
Integriomi në BE kërkon angazhim për ato vlera dhe për një gjyqësor më cilësor dhe të pavarur, gjë që është një nga aspektet kyçe. Ju uroj suksese të mëtejshme”, tha Hohmann.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë