Ambasadorja Kim: Zyrtarët e lartë nuk mund të presin më imunitet
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë nga reforma në drejtësi.
Gjatë intervistës në “Now”, ambasadorja i konsideroi të drejta disa kritika dhe thotë se qytetarët duhet të vazhdojnë trysninë mbi institucionet e reja të drejtësisë.
“Mendoj se ata që janë kritikë të zbatimit të reformës në drejtësi ngrenë disa pika me vend dhe mendoj se pjesë e procesit të një reforme kaq të madhe sa kjo është të dëgjosh kritikat”, tha znj. Kim.
Lidhur me akuzat e një vetingu të politizuar apo korruptuar, znj. Kim tha se procesi gjatë 2022 duhet parë më nga afër për të siguruar “që kriteret të aplikohen në mënyrë të drejtë dhe racionale”.
Ambasadorja e SHBA tha se në Shqipëri ka “njerëz që kërkojnë mënyra për ta ndaluar zbatimin e reformës në drejtësi”.
“Mendoj se shumë njerëz ndihen shumë rehat dhe mendoj që do donin ta kthenin kohën pas që të jetë siç ka qenë, ku ka pandëshkueshmëri, nuk ka llogaridhënie. Merr ryshfet, s’të ndodh gjë. Nënshkruan kontrata, s’të ndodh gjë. Jep prokurime tek miqtë, s’të ndodh gjë. Kjo do të ndryshojë së shpejti. Po ndryshon”, tha znj. Kim.
Për kritikat se njerëzit që janë në qeveri dhe në pushtet, nuk gjykohen, ambasadorja tha se SPAK po bën detyrën dhe se zyrtarët e lartë “nuk mund të presin më imunitet”.
“Mendoj se ata që janë në pushtet, zyrtarët e lartë kanë detyrën ekstra për t’u siguruar që të zbatojnë ligjin. Dhe mendoj se nëse iu kërkohet llogari për shkelje të ligjit, nuk duhet të habiten dhe nuk mund të presin më imunitet”, u shpreh ambasadorja.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 08:41 Pamjet virale, momenti kur princesha e Norvegjisë përqafon Haaland pa bluzë pas fitores me Brazilin
- 08:35 Trump ‘rindez tensionet’ me Melonin, poston foton e kryeministres italiane: Nevojitet urdhër kufizues
- 08:30 Turqia në qendër të diplomacisë globale, Ankaraja mirëpret më 7 korrik Samitin e NATO-s, zbardhet agjenda
- 08:25 Telefonoi 3 herë FIFA-n, Trump ndërhyri për të hequr pezullimin e Folarin Balogun për ndeshjen kundër Belgjikës
- 08:25 Shpërthim i kontrolluar për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, ARRSH njofton kufizime në qarkullim
- 08:23 Kolaps në Ministrinë e Jashtme britanike, hakerët rusë vjedhin të dhënat qeveritare dhe i nxjerrin në shitje: Kostoja 44 mijë paund