Zgjedhjet në SHBA, ish-ambasadori: Kontributi i Biden i jashtëzakonshëm, Trump kërkon të rrëzojë modelin politik

3 Nëntor 2020 | 15:04

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha në një intervistë për Euronews Albania foli rreth zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, të cilat këtë vit janë mes dy kandidatëve tërësisht të kundërt në botëkuptim nga njëri-tjetri.

Në qëndrimin e Berishës, Biden është një njeri i cili vjen nga një jetë e gjatë politike, ndërkohë që Trump është një person që vjen nga jeta e biznesit dhe dëshiron të rrëzojë establishmentin politik.

“Ish-zëvendës presidenti Biden është në politikë që nga viti ’72, me gjithë  dramat e jashtëzakonshme që ka kaluar në jetë, i ka kontribuar vendit me postet e veta, është një emër shumë i njohur, ndërkohe kemi të bëjmë me një president krejt i ndryshëm me një tendencë për të shkatërruar establishmentin.

Duke ardhur nga biznesi, ai premtoi shumë. Por në prag të pandemisë Amerika arriti pikën më të ulët të papunësisë në historinë e vet, me 3,6 për qind”, tha z. Berisha.

Sa i përket njërës prej pikave më kyçe, ku Biden e përqendroi fushatën e tij, pra menaxhimit të pandemisë, ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe tha se nuk mendonte se do të kishte ndonjë ndryshim nëse Biden do të zgjidhej president.

“Pandemia është një akt aq i papritur dhe i vështirë për t’u menaxhuar saqë  çdo udhëheqës apo opozitë që e kundërshton nuk kanë të drejtë. Problemi është ta hapim apo ta mbyllim ekonominë? Sot në Amerikë njerëzit po i përzënë nga shtëpia se nuk kanë me çfarë të paguajnë qiranë.

Pandemia është një lojë me humbës. Nëse supozojmë se Biden fiton dhe futet në zyrë, çfarë do bëjë: ta hapë ekonominë dhe njerëzit të vdesin nga COVID apo ta mbyllë dhe njerëzit të vdesin nga rënia ekonomike? Votuesi amerikan e percepton vetë nëse mbyllja u bëri mirë dhe u shpëtoi jetë apo më e mirë ishte hapja”, tha ish-ambasadori.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026