Amnistia fiskale, Kaso: Drafti krijon paparazi me ata që deklarojnë të ardhurat

27 Qershor 2022 | 21:38

Amnistia Fiskale nuk do të ketë ndikim për emigrantët që i kanë të ardhurat të paformalizuara, por për ata që po financojnë sektorin e ndertimit në vend.

Kështu u shpreh Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, ku tha se paratë që janë investuar në sektorin e ndërtimit në Shqipëri, janë kryesisht jo formale.

“Përgjatë vitit të fundit janë investuar 3 milionë pound në pasuri të paluajtshme, ku paratë e tjera janë informale”, u shpreh ai.

Ivi Kaso theksoi se drafti i qeverisë për amnistinë nuk ka shtrëngim dhe krijon paparazi të madhe me pjesën që deklarojnë të ardhurat,

Ai tha se amnistia fiskale do të bëjë të mundur pastrimin e parave.

Kryeministri Rama, duke marre shkas nga emigrantët që nuk kanë deklaruar pasuritë e tyre që kanë vënë jashtë Shqipërisë, i është rikthyer sërish për të disatën herë nismës së shumë debatuar dhe kritikuar nga ekspertët dhe institucionet ndërkombëtare financiare, amnistisë fiskale.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026