Analistët në RMV: Zaev kërkon të fitojë kohë për vazhdimësinë

3 Nëntor 2021 | 18:37

Kanë kaluar tre ditë nga deklarimi i kryeministrit Zoran Zaev për dorëheqjen, por shkresa e firmosur nuk ka mbërritur ende në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Për analistët është duke u qartësuar ideja e një kalkulimit për të fituar edhe pak kohë, në mënyrë që të sigurohet shumica për një vazhdimësi të qeverisjes mes LSDM-së dhe BDI-së.

“Mendoj se ishte një akt i kalkuluar. Dhe çdo tentim për reterim nga dorëheqja do ta bënte situatën edhe më të keqe për zotëri Zaevin dhe partinë e tij, partnerët e koalicionit. Rruga përpara është relativisht e qartë. LSDM-ja ka humbur votëbesimin dhe besoj se kjo e bën atë partner jo shumë të dëshiruar koalicioni nga spektri politik, i majtë, i djathtë, shqiptar e kështu me radhë”, thotë Besim Nebiu, analist politik.

Isen Saliu, gazetar, e sheh të dëmshme heshtjen e Zaevit.

“Një herë Zaev e dogji këtë xhoker kur nuk pranoi dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe dhe tani përsëritja e të njëjtës gjë do të ishte e dëmshme për të si politikan por edhe për LSDM në”, thotë Saliu.

Për analistët zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme, por varet mënyra se si do të realizohen.

Duhet formuar një shumicë e re parlamentare nga opozita e cila do të organizojë zgjedhjet për pranverën e vitit të ardhshëm, apo do të formohet Qeveri teknike që do ta ketë po ashtu këtë rol?

“Dy opsionet janë ose krijimi i shumicës së re parlamentare nga opozita   e cila në afat gjashtë deri në dymbëdhjetë mujor do ta shpinte vendin në zgjedhje të reja parlamentare, ose një Qeveri e re teknike e cila do ta bënte të njëjtën. Pra në një afat prej gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj do të organizonte zgjedhje të reja parlamentare në prill ose tetor”, thotë analisti Besim Nebiu.

Edhe gazetari Isen Saliu thotë se me largimi i Zaev do të zbehet bashkëpunimi mes partnerëve të koalicionit.

“Me largimin e Zaevit krijohet një zbrazëtirë brenda partisë së tij pasi nuk ka ndonjë autoritet që mund t’i grumbullojë rreth vetes gjithë fraksionet partiake. Nga ana tjetër me largimin e tij zbehet edhe fuqia gravituese e LSDM së për të mbajtur rreth vetes partnerët më të vegjël të koalicionit”

Analistët për Euronews Albania shprehen se çdo tentim për vazhdimin e koalicionit qeverisës LSDM-BDI dhe partitë e tjera do të ishte afat shkurtër dhe i paqëndrueshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026