Analistët për takimin e Ohrit: Nuk solli çfarë pritej, s’ka marrëveshje pa kompromis
Takimi i 18 marsit në Ohër nuk solli fitues apo humbës.
Megjithatë, aty u arrit një paqe mes dy vendeve, vlerësojnë analistët në Prishtinë.
“Tejkalimi i krizave të kohë pas kohshme që na ndodhnin në terren, sidomos tendencat e Serbisë për të ndërhyrë edhe ushtarakisht, deri në nxjerrin e tankeve dhe nisjen në drejtim të kufirit të Kosovës. Unë mendoj që kjo është arritja kryesore dhe përfundimisht të dyja shtetet të vendosin të ecin bashkarisht drejt anëtarësimit të Bashkimit Europian,” – u shpreh analisti Gazmir Raci.
“Ajo që është themelore është që ka ndodhur një deklaratë e paqes në Ohër, janë arritur të zbuten këto tensione që kanë qenë me muaj të tërë, ndërsa fitues me siguri që është Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” – tha analisti Fatmir Sheholli.
Të dy thonë se në negociata ka edhe kompromise, gjë që ndodhi realisht ndodhi edhe këtë herë në Ohër nga te dyja palët.
Ajo çfarë mbetet për t’u pare tani e tutje është suksesi në zbatimin e asaj që është arritur, pasi mos përmbushja e obligimeve që kanë marrë palët mund të sjelle edhe pasoja për të dyja palët, sidomos kur bëhet fjalë për rrugën e tyre të integrimeve euroatlantike.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht