Analisti ia faturon humbjen Berishës: Nuk bëri për PD-në dhe opozitën atë që premtoi

15 Maj 2025 | 21:20

I ftuar në Euronews Albania, analisti Agim Baçi foli në lidhje me humbjen e thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit.

Baçi ia faturoi dështimin kryetarit të Partisë Demokratike, ku sipas tij, Berisha nuk përmbushi asnjë nga zotimet e tij madhore që bëri kur i mori partinë Lulzim Bashës.

Analisti renditi disa nga ato që Berisha nuk arriti të bëjë në PD, dhe tha se kjo ka sjellë humbjen e thellë, duke shtuar se nuk ka më kuptim kjo gjë dhe kritikoi dhe figurat e tjera në PD, që nuk arrijnë të shohin Berishën në sy dhe ti thonë të vërtetën.

“Berisha nuk arriti të realizonte premtimet e tij. Tha se ‘unë jam ai që do të rrëzoj Ramën, ai që do të bëj bashkë opozitën, me mua vijnë shqiptarët, do të bëj bashkë të gjithë faktorët, unë jam më i besuari’. Por ai nuk mori përgjigje për këto. Dhe për fatin tonë të keq, aty janë bërë një tufë memecësh që askush nuk guxon ta shikojë Berishën në sy dhe ti thotë: ‘Ok, ke të drejtë, por statuti të ka shkarkuar’. Nëse do zbatojmë statutin, je i shkarkuar,” tha Baçi.

Ai theksoi se Berisha erdhi në krye të PD-së pasi mori partinë nga Basha me premtimin se do rikthente demokracinë e brendshme dhe do rikthente garën. Megjithatë, këto premtime u zhdukën që në momentin kur ai emëroi Gjekmarkajn dhe Bardhin nënkryetarë pa garë. Sipas Baçit, Berisha gjithashtu nuk i përfshiu në listë ata që fituan primaret, duke theksuar se kjo ishte një tjetër shkelje e premtimeve që ai dha për të ringritur PD-në dhe për të rikthyer demokracinë brenda saj.

“Nëse ke ardhur me premtimin se do kthej demokracinë e brendshme, do kthej garën, këto i zhduke që kur erdhe. Emërove Gjekmarkajn dhe Bardhin nënkryetarë pa garë, nuk vure ata që fituan primaret në lista. Tani po zhduket dhe ‘neni Basha’, për të cilin u krenove kudo dhe the ‘do ta quajmë nenin Basha’. Nuk ka më kuptim kjo gjë,” tha analisti Agim Baçi.


LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026