Analisti: Ja dy çështjet më të rëndësishme që u diskutuan në takimin në Bruksel

16 Nëntor 2023 | 20:27

Analisti Fatmir Sheholli komentoi në një intervistë për Euronews Albania takimin mes Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, në Bruksel.

Ai cilësoi si çështjet më të rëndësishme të takimit, atë të energjisë dhe personave të zhdukur me dhunë. Sipas analistit ka qenë diçka shumë e mirë pjesëmarrja e ekspertëve nga të dyja palët në takim.

“Një çështje është e rëndësishme, që në takimin e sotëm kanë qenë dhe shumë ekspertë, edhe të njërës palë dhe të palës tjetër, ku janë zhvilluar dy çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me energjinë dhe personat e zhdukur me dhunë. Prandaj unë mendoj që ne kemi hyrë në zbatueshmërinë e marrëveshjes së shkurtit dhe atë që i thonë marrëveshja e Ohrit. Që ka filluar zbatueshmëria e marrëveshjeve e tregojnë tabelat që serbët në veri i kishin me targat e qyteteve që ishin dikur në krahinën autonome të Kosovës dhe tani kanë filluar t’i marrin RKS që është drejtpërdrejtë fillim i zbatimit të marrëveshjes së arritur dhe e dyta do të jetë mbajtja e zgjedhjeve lokale në 4 komunat me shumicë serbe,” – u shpreh Sheholli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!

Avokati Dorjan Matlija ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Ilir Kazaferi lidhur me protestën. Matlija ka folur për Euronews Albania një...
18:14 | 03/07/2026

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026