Analisti komenton situatën në PD: Deputetët kundër Bashës po luajnë me dy porta

22 Qershor 2023 | 12:12

Analisti Alban Daci tha në një intervistë për Euronews Albania se Partia Demokratike ka hyrë në një proces për zgjedhjen e kryetarit, që më shumë se legjitim është urgjent dhe i domosdoshëm.

Ndërsa komentoi faktin se mund të ketë nga ata që nuk pranojnë rikthimin e Lulzim Bashës, analisti tha se ky nuk është problem për aq kohë sa deputetët e grupimit pro Gazment Bardhit “po luajnë me dy porta”.

“Po punë e madhe, le mos ta njohin, çfarë problemi ka?! Nuk i detyron askush. Nëse s’e njohin, mund të bëjnë zgjedhje të tjera që sipas mendimit tim një pjesë tashmë kanë bërë zgjedhje të tjera alternative politike, që s’kanë të bëjnë me Partinë Demokratike. Zgjedhje që po krijojnë ura të reja me ata e kundërshtuan dhe e konsideruan që s’është më e ardhmja e Partisë Demokratike [referuar këtu Berishës], se te Rama nuk do shkojnë. Parti të re nuk kanë fuqi të bëjnë, kështu që ata janë në negociata nga ana tjetër, por në të njëjtën kohë po luajnë me dy porta duke tentuar që të ushtrojnë edhe presion te Partia Demokratike,” – u shpreh Daci.

Ai shtoi se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka dështuar në rolin e tij; sepse është e pashpjegueshme se si nuk janë zgjedhur forumet për 1 vit e gjysmë me pretekstin se s’ka forume.

“Demokratët donin të mblidheshin, por ishin pikërisht këta që s’i mblidhnin, sepse po të mblidheshin do të merreshin vendime në kundërshtim me projektet dhe skemat që qarkullojnë te Partia Demokratike dhe jashtë saj, fatkeqësisht. Kam ndjekur zotin Bardhi, dhe zoti Bardhi nuk thotë që ishte jo legjitim për forumet, por ai e quan legjitim për shkak të procedurës që është ndjekur për të thirrur Këshillin Kombëtar. Nuk ka lidhje nëse ishte forumi apo jo, sepse ky është një fakt me emër mbiemër dhe të gjithë personat që kanë votuar atë ditë e tejkalojnë gjysmën.

Statuti i Partisë Demokratike nuk është statuti i Partisë Komuniste, që duhet të votohet dhe të zgjidhet kryetari me 99 vota ose 99%. Statuti flet qartë dhe thotë se mjafton të jetë më shumë se gjysma e Këshillit Kombëtar,” – u shpreh Daci.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026