Analisti: Kurti po paguan çmim të lartë! Në Ohër, nuk dolëm humbës
Analisti Ardian Arifaj tha në një intervistë për Euronews Albania se dje në Ohër nuk pritej të kishte nënshkrim të ndonjë marrëveshjeje.
Sipas tij, nënshkrimi është menduar nga ndërkombëtarët do të bëhet në një ceremoni më pompoze në një qytet të BE.
Analisti u shpreh se Kurti po paguan një çmim të lartë, teksa në Kosovë një pjesë shumë e madhe e opinionit publik e ka pritur me kritika të ashpra performancën e Kurtit në Ohër.
“Për Kosovën kanë rëndësi detyrat e shtëpisë, që është të nisë menjëherë punën për themelimin e asociacionit që do të mundësojë një vetëmenaxhim të serbëve në Kosovë, gjë që Kurti me gjithë kundërshtimet më në fund u detyrua ta pranojë. Sot në Kosovë vetëm militantët e kanë përkrahur Kurtin, gjithë të tjerët e kanë kritikuar ashpër. Në Kosovë është pritur me shumë pezëm asociacioni”, tha Arifaj.
Sipas tij, Kosova është e detyruar të jetë konstruktive në planin e diplomacisë, përndryshe rrezikon të penalizohet, siç ndodhi me vizat që u bllokuan për një kohë shumë të gjatë.
“Dje ka qenë një moment i tillë kur Kosova ka rrezikuar izolimin, ka qenë e detyruar të jetë konstruktive”, u shpreh analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian
A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit
Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta