Analisti Maliqi: Vizita e Marta Kos nuk e përshpejton realisht integrimin e Kosovës në BE

15 Maj 2026 | 22:00

Studiuesi dhe analisti politik, Agon Maliqi, ishte i ftuar në emisionin Balkan Talks në Euronews ku komentoi vizitën e Komisioneres për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, në Kosovë dhe mesazhet e saj për procesin e integrimit evropian.

Sipas tij, vizita e zyrtares së lartë të Bashkimit Evropian nuk duhet mbivlerësuar si faktor vendimtar në ecurinë e procesit, pasi shpesh ekziston një diferencë mes dinamikës së Komisionit Evropian dhe vullnetit politik të shteteve anëtare të BE-së. Ai theksoi se Komisioni mund të jetë më dinamik në deklarata dhe iniciativa, por pa mbështetje të plotë politike nga vendet kryesore të Unionit, proceset mbeten të ngadalta dhe të fragmentuara.

“Unë mendoj që kjo ishte një vizitë që u shty disa herë për shkak të krizave politike dhe në një moment të caktuar duhej të ndodhte dhe duhej të përcillte këto mesazhe. Megjithatë, unë nuk do t’i vendosja shumë peshë deklaratave të zonjës Marta Kos. Komisioni Evropian, si dega ekzekutive e Bashkimit Evropian, po ecën me një shpejtësi më të madhe dhe më dinamike në shumë procese sesa pesha politike që ka prapa, pra mbështetja reale nga shtetet anëtare. Këtë po e shohim edhe në rastin e negociatave me Malin e Zi, ku tashmë ka filluar hartimi i traktatit të anëtarësimit, ose edhe me Shqipërinë, me hapjen e shpejtë të negociatave. Megjithatë, ekziston një hendek mes asaj që dëshiron të bëjë Komisioni Evropian dhe mbështetjes politike që ekziston në shtetet anëtare të BE-së. Kjo po shihet edhe në rastin e ngecjes që po ndodh në Shqipëri, edhe në rastin e Malit të Zi ku ka ivergjenca brenda BE-së, por edhe në rastin e Kosovës dhe dialogut Kosovë–Serbi, ku dialogu nuk mund të ecë i shtyrë vetëm nga Komisioni Evropian apo nga ndërmjetësuesit, pa një përfshirje më të lartë diplomatike nga vende si Gjermania dhe Franca. Pra ekziston një divergjencë për të cilën nuk po flitet shumë, veçanërisht mes Gjermanisë dhe Francës rreth procesit të zgjerimit në përgjithësi. Procesi i zgjerimit ka mbetur i ndikuar edhe nga çështja e Ukrainës. Zonja Kos mund të vijë dhe të japë deklarata, kjo është pjesë e mandatit të saj si Komisionere, por Komisioni Evropian nuk e ka në këtë moment fuqinë politike që të shtyjë proceset përpara pa një konsensus të qartë mes shteteve anëtare. Pa u sqaruar këto çështje brenda BE-së dhe pa stabilitet politik në rajon, procesi nuk mund të ecë përpara. Nuk mund të ecë dialogu Kosovë–Serbi kur të dyja vendet nuk kanë stabilitet të plotë institucional. Në momentin që Kosova krijon institucionet, mund të hyjë Serbia në një cikël të ri zgjedhor. Këto janë më shumë deklarata aspirative, jo domosdoshmërisht sinjale për ndonjë ofensivë të re politike”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026

Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me memorandumin e...
18:33 | 20/06/2026