Analisti Marsel Bilalli: Shqiptarët në RMV mund të pretendojnë presidentin, por jo kryeministrin

20 Gusht 2020 | 14:45

Kërkesa e BDI-së për një kryeministër shqiptar, për analistin nga Maqedonia e Veriut Mersel Bilalli shihet si kërkesë elektorale, për të maksimizuar votat e faktorit shqiptar, dhe jo si një propozim real.

“Pozicioni i partisë dukshëm është dobësuar.Pra, duhej një shpikje në thonjëza epokale, pra një kryeministër shqiptar, që në masën e cila nuk ka njohuri se si funksionojnë sistemet politike të mund të merrte një numër të konsiderueshëm të votave.100 ditëshi më mirë kisha thënë: të mos ishte se sa të jetë si i tillë dhe qesharak’, theksoi ai.

Bilalli shprehet se shqiptarët, për sa kohë nuk kanë shumicën e vendeve në parlament, nuk mund ta kërkojnë moralisht postin e kryeministrit. Në këto kushte sipas Bilallit, shqiptarët mund të pretendojnë edhe presidentin, por kurrësesi kreun e qeverisë.

“Zakonisht kryeministri është prodhim i partisë, e cila fiton shumicën. Ne mund të pretendojmë si shqiptarë edhe shefin e shtetit (presidentin) në bashkëpunim me një parti maqedonase dhe kjo është e mundur tani”, tha ai.

Numri i ministrive të marra nga shqiptarët, dhe pasha e tyre shihen si një hap pozitiv nga Bilalli, por problemi sipas tij qëndron në filozofinë e qeverisjes.

“Pa dilemë se mistritë janë të nivelit të lartë, pra të nivelit kualitativ, por problemi nuk është aty, problemi është i vizionit. Ne ndeshemi me një strukturë prej 20 vitesh, që menaxhon fatin e shqiptarëve dhe besoni se nuk e dinë se cfarë është zhvillimi ekonomik”, shtoi ai.

Analisti Bilalli e sheh si të vështirë punën e qeverisë Zaev, në kushtet kur ka vetëm një deputet më shumë nga sa kërkohet për të formuar qeverinë.

“Asnjëherë nuk ka funksionuar qeveria, e cila nuk ka pasur minimum 70 deputetë. Pra, 61 është shumica absolute, ndërsa qeveria aktuale ka 62 deputetë”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026