Opozita në RMV nuk i ka ndryshuar qëndrimet antishqiptare, thotë analisti
Shpëtim Pollozhani, analist politik në Maqedoninë e Veriut tha për Euronews Albania se opozita në RMV nuk i ka ndryshuar qëndrimet e veta antishqiptare, edhe pse vazhdimisht është ndihmuar nga parti shqiptare për t’u ngritur.
“Partitë politike shqiptare e rehabilituan VMRO të jetonte edhe pse ajo u ngrit në antishqiptarizëm. Shqiptarët janë boshti kryesor i RMV, por ende nuk e kanë kuptuar pozicionin e tyre. Mendoj se kjo qeveri do vijojë të jetë në pushtet pasi i kanë votat dhe mbështetjen e partive të vogla shqiptare”, u shpreh z. Pollozhani.
Vendimi i Zoran Zaev për t’u dorëhequr nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë, sipas z. Pollozhani është akt moral që rrallë e ka bërë një lider në Ballkan.
Por, ai u shpreh skeptik se Zaev do t’i qëndrojë deri në fund këtij vendimi.
“Nuk besoj se ky akt moral do të qëndrojë deri në fund, nëse e mban fjalën, duhet një kryeministër tjetër nga shumica”, tha analisti.
Ai e cilësoi ‘Open Balkan’ një nismë të iniciuar me probleme që nga fillimi, ndaj mungesa e Zoran Zaev sipas analistit, ia ka dobësuar njërin krah në negociata kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë