Analisti Plator Nesturi: Programi i PD-së nuk vinte si rezultat i një pune të thelluar
Partia Socialiste ishte më e qartë dhe më e sinqertë në objektivat e saj elektorale në krahasim me rivalët politikë. Kështu u shpreh analisti Plator Nesturi gjatë një interviste për Euronews Albania.
“PS të paktën në parashikimet e saj ishte shumë e qartë dhe shumë më pranë realitetit”, tha ai. Ai theksoi se qytetarët duan sinqeritet në premtimet e partive politike.
“Gjithsesi qytetari kërkon të jesh me i sinqertë, më i drejtpërdrejtë dhe më i moralshëm. Qytetari kërkon sinqeritet. Ka ikur koha e demagogjisë”, theksoi ai.
Madje ai u shpreh kritik ndaj programit të PD-së, që sipas Nesturit ishte i nxituar dhe nuk bazohej në një punë të thelluar.
“Realisht të programi i PD në shumë detaje ishte i nxitur dhe nuk vinte si rezultat i një pune të thelluar, por më tepër dukej si magazinim premtimesh”, tha ai.
Analisti thotë se pas këtij rezultati është e udhës që z. Basha të respektojë çështjen e dorëheqjes nga drejtimi i Partisë Demokratike, standard ky i vendosur më parë nga ish-kreu i saj Sali Berisha në vitin 2013 kur humbi zgjedhjet përballë Edi Ramës.
“Është në të drejtën tij të bëjë këtë gjë [dorëheqjen] dhe është një element që duhet respektuar çështja e dorëheqjes, por ky është një proces që i takon Partisë Demokratike. PD duhet të ringrihet mbi vetveten”, tha ai.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 13:10 Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike