Analisti: Serbia po përgatit tjetër aksion si Banjska, s’do jetë në të njëjtin vend
Analisti Ben Andoni ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albanaia ku tha se Serbia mund të bëjë prap sulme në Kosovë. Ai tha se ndërkohë që Rusia kërkon destabilizimine rajonit tonë, problemi më i madh për Kosovën është se edhe pa e krijuar asosacionin po përballen me shqetësime reale.
Sipas Andonit, shumë personazhe janë infiltruar në strukturat e brendshme në pritje të urdhrave nga Beogradi, ata sipas analistit mund të bëjnë sulme të ngjashme si ai i Banjskës, por jo në të njëjtin vend.
“Rusia do të zhvendosë vëmendjen nga hapësira e saj, por ndërkohë do të hapë disa fronte në të njëjtën kohë. E para është pjesëmarrja në Interpol. unë besoj se edhe ajo nga ana e saj do të bëjë lëshime, sepse Interpoli ka një listë të tërë dhe nuk i kushton asgjë që edhe ata të japin njerëz të cilët mund të fshihen në Rusi.
Ndërkohë do të fashisë shumë atë që të gjithë po presin në Bosnjë Hercegovinë e mbi të gjitha ngjarjet në Kosovë. Duket hapur se të paktën jo thjeshtë njerëz profesionist, por individë të ndryshme shikojnë problematikë dhe po mendojnë masa reale se si të përballin aksionin tjetër që do të bëjnë serbët. Unë shpresoj që të mbetet në tentativë por nuk e besoj. Kur them aksion tjetër, mendoj se do jetë i ngjashëm me Banjskën. Diçka hibride, jo prapë në të njëjtin vend”,-tha Andoni.
LEXONI GJITHASHTU:
- Konflikt për pronën, 61-vjeçari në Mat dhunon vëllanë me sende të forta
- Përfshihen nga flakët 2 makinat e 31-vjeçarit në Cërrik
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme