Analisti: Sinjalet që po jep Vuçiç! Çfarë po planifikon Serbia
Analisti nga Kosova Ylli Hoxha, ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku komentoi zhvillimet e fundit në rajon mes Kosovës dhe Serbisë.
Hoxha tha se nisur dhe nga deklarimet në Senatin Amerikan, të kreut të Komandës amerikane në Europë, Gjeneralit Christopher Cavoli, është e qartë se ka të dhëna se Serbia po planifikon diçka në Kosovë.
Analisti tha se në optikën e tij pritet të ketë një eskalim të situatës dhe tregues i kësaj janë qëndrimet e Beogradit kundër planit për normalizimin e marrëdhënieve.
Hoxha i bëri apel Perëndimit që të japë një përgjigje të ashpër ndaj Serbisë në mënyrë që të vijojë rrugëtimi euro-atlanit për të gjitha vendet e tjera të rajonit.
“Nuk mendoj se komentet e komandantit amerikan Cavali, të bëra gajtë raportimit në senat janë naive, besoj se bazohen në të dhëna reale të cilat inteligjenca amerikane i posedon. Mendoj se flitet për një rrezik eminent nga Republika e Serbisë, e cila ka shfqur këto tendenca qysh nga Banjska. Retorika ka qenë aty. Unë besoj se jemi pranë një eksalimi të mundshëm. Serbia e ka treguar hapur se nuk është e interesuar të ecë qoftë në zgjidhjen e problemit për normalizimin e raporteve me Kosovën qoftë në integrimin euroatlantik. Të dyja sfidat që komuniteti ndërkombëtar i ka vendosur Serbisë ka një përgjigje negative dhe sabostuese dhe ndaj kësaj duhet të ketë një përgjigje më të ashpër ndaj Serbisë, duke e ndëshkuar atë dhe duke i hapur rrugën integrimit të pjesës tjetër të Evropës”, tha analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë