Andi Bushati: Kim për drejtuesin e ri të SPAK, si çilimi që i kanë vjedhur lodrën

15 Dhjetor 2022 | 21:50

Analisti Andi Bushati tha në “Now me Erla Mëhillin” se teksti i kryeministrit Edi Rama referuar përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK e reflekton atë si burrë shteti. Ndërkohë, sipas Bushatit teksti i ambasadores Yuri Kim duket si ai i një çilimiu që qan se i kanë vjedhur lodrën.

“Pra, kush është thelbi? Ne kemi nga njëra anë zonjën Kim që thotë se manipulojnë KLP-në, do zgjedhin njeriun e tyre nga SPAK-u, po kjo zonja na ka thënë që këta janë heronjtë e fëmijëve tanë, këta të SPAK-ut, pra nga këta heronjtë kudo të kapi dora prapë mirë del, duhet të ishte normalisht,” – u shpreh Bushati.

Ai kujtoi se KLP-ja ka qenë një nga sukseset e reformës në drejtësi e mbështetur dhe financuar nga arkitektët amerikanë.

“Nëse kjo reformë në drejtësi është histori suksesi pse paskan merak këta sot se po u manipulonka nga njerëz që duan të pengojnë drejtësinë, pra nuk ka sens ajo që thotë ambasadorja në lexim sipërfaqësor,” – sqaroi Bushati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026