Andi Bushati thotë se në Shqipëri s’ka të majtë, prandaj Rama e lufton Kurtin
Andi Bushati, gjatë diskutimit me analistin Baton Haxhiu në emisionin Shock në Euronews Albania, i përshkroi reagimet në media si pjesë “të një fushate të Ramës kundër Kurtit”.
Ai tha se kjo vinte si rrjedhojë e mungesës “së të majtës së vërtetë”. Bushati në fakt ishte i mendimit se në Shqipëri mungon e majta, vlerat e së cilës, sipas tij, te elektorati i përçon më shumë Kurti dhe për këtë Partia Socialiste ka nxitur një fushatë kundër tij.
“Frika e Ramës që përçohet përmes mediave të tij, është pikërisht kjo që Albin Kurti më shumë se me tre kandidatët e vetë e bën të majtën e Ramës një të majtë me mbathje nëpër këmbë,” – u shpreh Bushati.
Pretendimet e Bushatit i hodhi poshtë Baton Haxhiu. Ai tha se nuk kishte parë asnjë lloj fushate kundër Kurtit. Por Bushati replikoi se për të, mediat janë në të njëjtën koherencë me Ramën për sa i përket Kurtit.
Për Baton Haxhiun fushata e Albin Kurtit në Shqipëri “është normale” dhe për këtë “është e pakuptimtë të kërkohet alibi”. Ai u shpreh se aspiratat e Kurtit janë të shprehura prej kohësh.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane