Andoni: Meta i shkon poshtë ballkonit njeriut që ka probleme me luftën anti-fashiste
Analisti Ben Andoni është shprehur se Partia e Lirisë është një forcë politike që ka konfuzion lidhur me ideologjinë e vetë.
Komentet Andoni i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se Meta përdor në mënyrë të shëmtuar Vojo Kushin, një nga heronjtë e luftës nacional-çlirimatare dhe nga ana tjetër shkon poshtë ballkonit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sipas analistit, ka mbajtur peng për 32 vite luftën nacional çlirimtare.
Ai tha gjithashtu se Meta ra në grackën e kryeministrit Edi Rama kur u zgjodh President i Republikës dhe që nga ai moment sipas tij, PL filloi rënien.
“Problemi më i madh ka qenë në momentin që LSI u shndërrua në PL. Duhet të nisemi nga premisa logjike, për të shkuar në sensin si po artikulon Meta. LSI ka bërë gjetjen më të jashtëzakonshme nga partitë tona. Sepse i kushtohej fateve të vendit.
Gjatë monopolizimit të pushtetit nga Meta dhe bashkëshortja e tij, jo vetëm që e tejkaluan partinë e tyre, por e kthyen në simbol të familjes. Momenti i shndërrimit erdhi në një moment që Shqipëria është e paintegruar. Ti nuk mund t’i vendosësh një devizë partisë dhe të kalosh në një cak tjetër.
Qasje të tilla shkojnë paralel me qasjen e forumeve. PL ka pjesën më konfuze të ideologjisë së vetë. Një parti që e përdor Vojo Kushin siç e përdor Meta. Shkon poshtë ballkonit të një njeriu që për 32 vite ka mbajtur peng datën e çlirimit. Dhe me luftën antifashiste ka probleme të jashtëzakonshme.
Një nga kreditet e LSI ndryshe nga PS ka qenë se kanë qenë shumë konsistent për luftën dhe respektin ndaj saj dhe të shkosh te një person që jo vetëm i ka rehabilituar një pjesë të kolaboracionistëve, por nga ana tjetër… Pra është i paqartë nga ana ideologjike. Meta deri në momentin që u bë president ra në grackën e Ramës”, tha Ben Andoni.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë