Andy Cowell emërohet CEO i Aston Martin
Ish-shefi i Departamentit Teknik të Mercedes emërohet si Drejtori i Përgjithshëm te Aston Martin. Andy Cowell zëvendëson në detyrën e re, Martin Whitmarsh.
Ai mbikëqyri ndërtimin e motorit hibrid V6 që fitoi 6 tituj për konstruktorë përpara largimit në vitin 2020. Ai do të bashkohet më 1 tetor me Aston Martin, kur do të marrë detyrën nga Martin Whitmarsh që largohet përpara fundvitit.

Njoftimi është pjesë e procesit të Aston Martin për t’u shndërruar në një skuadër kampione e botës në përpjekjet e Lawrence Stroll që do të shtojë edhe një tunel të ri ere në selinë e skuadrës. Mbërritja e një guru-je si Cowell ndodh në kohën e duhur në prag të partneritetit me prodhuesin japonez Honda për vitin 2026.

Martin Whitmarsh ishte njeriu që afroi Andy Cowell te Mercedes HPP në vitin 2004 i cili më pas u shndërrua në Drejtorin e Menaxhimit mes viteve 2013-2020. Ai pritet të jetë një aset për Aston Martin Aramco me një kontribut sinjifikativ në ekzekutimin e strategjisë sipas rregullave të reja për vitin 2026.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë