Raportues i KiE, Basha: Fondet e Rusisë të përdoren për rindërtimin e Ukrainës
Komiteti për Çështje Politike e Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës emëroi kryetarin e PD Lulzim Basha raporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës.
Basha në një intervistë ekskluzive për Euroneës Albania thrksoi se Rusia ka një rrjet të aseteve në vendet e G7 që kapin vlerën 300 miliardë dollarë.
Ai theksoi se detyra e tij është hartimi i një kuadri për vendet anëtare në Këshillin e Europës por dhe vendeve jo anëtare të Këshillit të Evropës në mënyrë që fondet e Ruisës të vihen në dispozicion të Ukrainës.
“Agresioni i paprovokuar, krimi që Putin ka kryer dhe po kryen ka një faturë të jashtëzakonshme mbi Ukrainën në dëmin e pallogaritur të jetëve njerëzore të humbura të plagosura, të gjymtuara nga lufta, në dëmin e pronës publike e private. I njëjti agresor ka një rrjet të aseteve të veta, në vendet e G7 me një vlerë mbi 300 miliardë dollar, janë asete të Shtetit rus. Detyra ime si raporter i Këshillit të Europës është hartimi i një kuadri që do t’I propozohet vendeve anëtare por dhe vendeve jo-anëtare të Këshillit të Europës, me anë të cilit këto fonde të vihen në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës. Për mua është një pë3rgjegjësi e madhe dhe një besim i madh dhe është hera e parë që Shqipëria ka një raporter për një çështje kaq të rëndësishme. Dëmet duhen filluar nga ai që ka shkaktuar këtë dëm. Është një punë voluminoze dhe e komplikuar, por mendoj se do ja dalë me sukses kësaj pune. SHBA dhe BE paguajnë 1 miliardë euro në ditë për Ukrainën. Është një përgjegjësi që e marrë me kënaqësi dhe si një shenjë besimi ndaj PD të Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përplasja Rama-Kurti, Basha: Interesi kombëtar prioritet, fund protagonizmi personal
- Sulmi në Veri/ Basha: Të prevalojnë zgjidhjet politike, dialogu peng nga Vuçiç
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona