Angli-Shqipëri, gazetari nga Wembly: Tifozët tanë do jenë në çdo cep të stadiumit
Në prag të përballjes mes Anglisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet më 21 mars për kualifikueset e Kupës së Botës, gazetari Fatjon Baze zbuloi në një lidhje direkte ngaWembly për emisionin “Max Sport” në Euronews Albania, informacione të vlefshme për këtë sfidë.
Baze theksoi se sfida e ardhshme ndaj Shqipërisë, do të ketë një vëmendje të veçantë për tifozët anglezë, për një arsye të rëndësishme: debutimin e trajnerit të ri të “Tre Luanëve”, Thomas Tuchel.
Ky moment ka shkaktuar një interes të madh te tifozët, për shkak se duan të shohin ndryshimet në mënyrën e lojës të trajnerit të ri.
“Interesi për këtë ndeshje është jashtëzakonisht i madh, jo vetëm nga tifozët, por edhe nga shtypi sportiv. Anglia e sheh këtë ndeshje me Shqipërinë si mundësinë ideale për të nisur ciklin kualifikues me këmbën e mbarë dhe për të siguruar tre pikë të rëndësishme,” shpjegoi Baze.
Tifozët dhe drejtuesit e Federatës angleze shpresojnë që ai të sjellë një frymë të re dhe një identitet të ndryshëm për Kombëtaren. “Pritet që Tuchel të sjellë një stil të ri loje dhe të ngrejë pritshmëritë për sukseset e ardhshme të Anglisë,” shtoi Baze.
Një tjetër aspekt që do të jetë në vëmendje është lista e lojtarëve që Tuchel do të përzgjedhë për këtë ndeshje dhe për sfidën e ardhshme ndaj Letonisë. “Pritet të shohim se si do të përzgjedhë Tuchel lojtarët e tij. Ai ka krijuar një listë të zgjeruar me 55 futbollistë, dhe megjithëse janë përhapur shumë spekulime, Tuchel ka qëndruar në Angli për të ndjekur ndeshjet dhe për të komunikuar me lojtarët,” theksoi gazetari.
Po ashtu, Baze theksoi se tifozët shqiptarë do të jenë të pranishëm në çdo sektor të stadiumit tëWembly, duke krijuar një atmosferë elektrizuese. “Stadiumi është plot, dhe tifozët shqiptarë kanë siguruar një numër të konsiderueshëm biletash. Ata do të jenë të pranishëm në çdo cep të stadiumit, duke valvitur flamujt shqiptarë dhe duke krijuar një atmosferë fantastike. Pavarësisht diferencave të mundshme në fushë, atmosfera në shkallët do të jetë e jashtëzakonshme. Tifozët shqiptarë janë të organizuar dhe gati për të krijuar një ambient që do të mbetet në memorien e të gjithëve,” përfundoi Baze.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët