Pogoni parashikon ecurinë e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit: Marrim 16 pikë
Shqipëria pritet të nisë rrugëtimin për kualifikimin në Botërorin 2026 më 21 mars, në ndeshjen e parë në grupe kundër Anglisë.
Teksa data e ndeshjes po afron, analisti sportiv Artan Pogoni, bëri një parashikim për rrugëtimin e Shqipërisë në këto kualifikuese.
Në një intervistë ekskluzive në programin “Max Sport” në Euronews Albania, Pogoni theksoi besimin e tij se Shqipëria mund të grumbullojë deri në 16 pikë në grupin e kualifikuesve. Ai bëri një parashikim të detajuar, ku shpjegoi se Shqipëria mund të fitojë 6 pikë nga dy përballjet me Andorrën, 6 nga Letonia, dhe 3 pikë nga Serbia.
“Me Andorrën presim të marrim 6 pikë, me Letoninë po ashtu 6 pikë dhe me Serbinë do të fitojmë 3 pikë, pra një fitore dhe një humbje. Kështu, do të arrijmë 15 pikë. Ndeshja e fundit e kemi me Anglinë në shtëpi, dhe duke pasur parasysh se Anglia mund të ketë siguruar kualifikimin para kësaj ndeshjeje, ka mundësi që të ketë më pak motivim, duke na dhënë mundësinë për një rezultat të favorshëm. Ky është një parashikim hipotetik, por ne mund të dalim me 16 pikë nga ky grup”, përfundoi Pogoni.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ekskluzive/ Gianni De Biasi: Vlerësoj punën e Silvinjos, e ardhmja në dorë të Zotit
- Gol i anulluar e penallti me polemika/ Reçi: Arbitra kamikazë, Tirana ta linte lojën
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata
- 07:50 Ushtria iraniane: Lëshuam dronë ndaj objektivave amerikane në Bahrein dhe Jordani
- 07:41 Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
- 07:30 Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
- 07:25 Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 07:20 Trump vendos tarifa të reja për më shumë se 80 vende, reagime nga aleatët dhe partnerët tregtarë të SHBA