Anija me sodë e nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës përplaset dhe fundoset në ujrat greke
Një anije mallrash që transportonte sodë (karbonat natriumi) është përplasur me disa shkëmbinj dhe është fundosur herët në mëngjesin e së mërkurës në veri të Androsit, në Greqi.
Anija me flamur të Vanuatu-s ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës dhe transportonte rreth 8 mijë ton sodë. Për shkaqe që po hetohen, ajo u përplas në një zonë shkëmbore dhe u fundos pas dëmtimeve të rënda në trupin e saj.
Në bord ndodheshin nëntë marinarë, tetë shtetas turq dhe një shtetas azerbajxhanas, të cilët u shpëtuan të gjithë. Dy prej tyre u nxorën nga deti nga anijet e rojës bregdetare, ndërsa shtatë të tjerët u gjetën në një zonë shkëmbore të vështirë dhe u evakuuan nga ekipet e shpëtimit me ndihmën e forcave detare dhe ajrore.
Në operacion u angazhuan katër anije të rojës bregdetare, mjete të tjera lundruese dhe një helikopter i forcave ajrore greke. Të gjithë marinarët u transportuan në portin e Androsit, ku morën ndihmën e parë dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit detar.
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë
Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 13:32 Rama publikon review negative për Kalanë e Rozafës: Uroj që prokuroria të veprojë ndaj shantazhuesve
- 13:31 Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 12:50 Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë
- 12:38 Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
- 12:30 Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak