Anijet do pajisen me armë hipersonike për të mbrojtur kufijtë, kërcënon Putin
Flota ruse do të pajiset me sisteme raketore moderne. Në Ditën Kombëtare të Marinës, Putin thotë se armët do përdoren ndaj kujtdo që kërcënon territorin rus.
Marina ruse do të pajiset me raketa të reja hipersonike brenda pak muajve. Deklarata u bë nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë fjalimit të mbajtur në Ditën e Flotës Ruse. Putin i cilësoi raketat e reja Zirkon si modelin me të avancuar ushtarak
Presidenti rus tha se armët e reja do të vendoset në zonat detare ku interesat e Rusisë ndjehen më të kërcënuara.
“Vendosja e armëve do të nisë gjatë muajve të ardhshëm. Fregata Gorshkov do të jetë e para që do t’i këtë në bord. Synimi kryesor këtu është rritja e aftësisë së marinës ruse. Ajo është në gjendje t’i përgjigjet me shpejtësi rrufe të gjithë atyre që vendosin të cenojnë sovranitetin dhe lirinë tonë”, u shpreh presidenti rus.
Putin tha se interesat e Rusisë në det janë përcaktuar qartë dhe flota detare do të nisë zbatimin e doktrinës se re te mbrojtjes.
Dita e Marinës është një festë kombëtare që festohet në gjithë Rusinë. Prezantimi i armatimeve shihet si një tjetër sfidë që Putin bën ndaj Perëndimit pas sulmit të Ukrainës. Në paradë morën pjesë rreth 40 aeroplanmbajtëse dhe më shumë së 3500 trupa ushtarake.
LEXONI GJITHASHTU:
“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij
- 21:43 Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani