Ankandi i Fotovoltaik hibrid, Balluku: Shqipëria nuk angazhon asnjë aset shtetëror

10 Korrik 2024 | 15:55

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë,  Belinda Balluku  ishte pjesë ne ankandit fotovoltaik hibrid.

Balluku do të shpall sot fituesit e ankandit fotovoltaik hibrid të cilën ajo e quan një praktikë të perëndimit për sa i përket prodhimit të energjisë.

Ajo u shpreh se ky projekt do të jetë  ndryshe nga të tjerët pasi nuk angazhon asnjë aset shtetëror dhe objektet e interesuara do ta blenë vetë tokën.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka një strategji të qartë ku synon që kapacitetet gjeneruese diellore të arrijnë një shtesë prej 1 gigavat nëpërmjet procedurave të pastra, transparente. Ankandi hibrid është më i madhi i zhvilluar në vend dhe ku shteti Shqiptar nuk angazhon asnjë aset shtetëror, në këtë rast toka është siguruar nga objektet e interesuara dhe shteti është vetëm blerësi i energjisë. Sot përveç hidrocentraleve të cilat kontribuojnë ndjeshëm, duhet të  kemi një prodhim të konsoliduar që vjen padyshim  nga parqet fotovolkaike. Sigurisht do të kërkojmë ndihmën dhe asistencën e partnerëve tanë për të kuptuar sesi një paketë e re incentivuese mund të dalë në treg për të mbështetur të gjithë ato entitete të cilat do të dëshirojnë të investojnë në kapacitete depozituese” tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026