Ankimohet tenderi për aeroportin e Vlorës, ngrihet shpallja e fituesit
Tenderi për Aeroportin e Vlorës është pezulluar, pas ankesës së një prej kompanive në garë, dy ditë para shpalljes së fituesit. Për ministren e Transportit, Belinda Balluku, ngrirja e procedurës duhet konsideruar si lëvizje pozitive.
Gara e partneritetit publik-privat për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, e ankimuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik, ka sjellë të tjera vonesa në finalizimin e saj. Është kompania Global Technical Mecanics, që ka depozituar ankesën, ndërsa arsyet e saj mbeten të paqarta. E pyetur nga Euronews Albania, ministrja Belinda Balluku tha se ka urdhëruar pezullimin e garës.
“Ne nuk ia heqim askujt të drejtën e kësaj gare për t’u ankimuar, kështu që ankesa është marrë parasysh nga KPP-ja. Ministria ka nxjerrë urdhrin për ngrirjen, sipas datave dhe urdhrave në fuqi të ligjit”, u shpreh znj. Balluku.
Sipas ministres, ankesa nuk duhet t’u lerë vend spekulimeve, sepse tenderi do të rishikohet sapo KPP t’i përgjigjet ankesës.
“Unë do ta shikoja si lëvizje pozitive. Ndoshta na shtyn në kohë dy javë, për të bërë mbylljen, por fakti që ka operatorë të interesuar, tregon se ka një dinamikë ky proces”, shtoi ajo.
Kompania që ankohet është një prej shoqërive fituese të koncesionit të aeroportit të Kukësit, ndërkohë që në fazën në të cilën ndodhet gara, ankesat kryesisht adresohen për kriteret e vendosura nga autoriteti kontraktor.
Lexoni gjithashtu:
Rama: Është vënë në punë linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk