Apartamente dhe biznese të ngritura me paratë e krimit! Policia bën sikur i heton…
Anduena Llabani ka ngritur shqetësimin se paratë e krimit po përdoren për të ngritur ndërtesa dhe biznese ndërkohë që policia bën sikur i heton, por nuk i shkon çështjeve deri në fund.
Në një intervistë për “Good Morning Albania”, gazetarja Llabani shtoi se nëse do të shikonim të ardhurat minimale dhe maksimale të punësuarve në Shqipëri, këto investime të mëdha që po bëhen janë të pajustifikueshme.
“Ne kemi lokale kemi gradaçela, kemi biznese, të cilat me çfarë parash ngrihen? Po të shikojmë punësimin në Shqipëri, të ardhurat minimale dhe maksimale, nuk besoj se e kemi të justifikueshme, këto aktivitete me investime kaq të mëdha, këto janë para që vijnë nga aktivitete jashtë Shqipërisë.
Se si vijnë këto para, a ka interes prokuroria? Po ka, se bëjnë sikur hapin çështje, nisin një hetim dhe nuk i shkojnë kurrë deri në fund, për të parë nëse është para e ligjshme kjo. Ne kemi para që e kanë marrë legjitimitetin me ngritjen dhe me shitjen e këtyre apartamenteve”,- tha për Euronews Albania gazetarja Anduena Llabani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset