Apeli i GJKKO ‘rihap’ dosjen e kryebashkiakes së Lushnjës Eriselda Sefa
Gjykata e Posaçme e Apelit ka urdhëruar SPAK të hetojë kryebashkiaken socialiste të Lushnjës Eriselda Sefa.
Prej 30 shtatorit kjo e fundit është nën hetim mbi një kallëzim të një qytetari për falsifikim dokumentësh dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
SPAK kërkoi pushimin e çështjes duke marrë edhe aprovimin e Shkallës së Parë, por qytetari A.H ankimoi vendimin në Apelin Antikorrupsion.
Sipas kallëzuesit, kryebashkiakja ka kryer shkelje në procedurën e ndjekur për dhënien me qira të një pasurie publike në qendër të qytetit, ku pretendon se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nga Këshilli Bashkiak Lushnje dhe Kryetarja e Bashkisë së këtij qyteti.
Kallëzuesi pretendon se ka pasur falsifikime në shkresa si dhe mbi procesverbale të dëgjesave publike ashtu edhe në projektin për miratimin e dhënies me qira të një ambienti në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.
Sefa është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, dhe konkretisht më 14 janar të këtij viti, por ajo nuk preferoi t’i përgjigjej interesit të mediave.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona