Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt për kontrollet e SPAK
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka refuzuar ankimimin e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut Erion Veliaj, lidhur me kontrollet e kryera në dhjetor 2024 në banesat dhe ambientet e bizneseve të tij nga SPAK.
Vendimi, i marrë nga gjyqtari Engert Pëllumbi më 31 korrik 2025, konfirmon vendimin e shkallës së parë dhe i jep të drejtë institucioneve për të vijuar hetimet ndërsa kundër këtij vendimi lejohet ankimimi në Gjykatën e Lartë.
Njoftimi i plotë i GJKKO
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 31.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 183, datë 25.07.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim tek i njëjti trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 51, datë 28.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – disponuar mbi ankimet e paraqitura nga ankuesit A.V. dhe shoqëria “G.” sh.p.k., ndaj vendimit nr. 730, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
- Mospranimin e ankimit të ankuesve A.V. dhe shoqëria “G.” sh.p.k., kundër vendimit nr. 730, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
- Ky vendim t’u njoftohet ankuesve dhe kundër tij lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë sipas ligjit;
- Tiranë, më 31.07.2025.”, thuhet në njoftimin e SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
- GJKKO la në fuqi sekuestron e celularit, GJL prish vendimin për Arbër Veliajn
- Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO merr vendimin për Veliajn
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)