Apeli i GJKKO-së shqyrton ankesën e Ajola Xoxës për sekuestron e sendeve
Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) shqyrton këtë të mërkurë një tjetër ankim të bërë nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndërsa vendimi pritet të shpallet sot në orën 15:00.
Ankesa lidhet me sekuestron e disa sendeve të cilat janë bllokuar nga SPAK më 6 dhjetor të vitit 2024 gjatë kontrolleve në galerinë Harabel dhe në zyrën juridike “Partners Law” ku gjithashtu u sekuestrua dhe një telefon.
Vendimi për sekuestron është marrë fillimisht në dhjetor, dhe ankues në këtë proces janë Ajola Xoxa dhe shoqëria “Partners Law”.
Çështja do shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi pasi gjyqtarja Iliriana Olldashi ka paraqitur raport mjekësor.
“Duke qenë se gjyqtarja Iliriana Olldashi ka paraqitur aktin “Raport për paaftësinë e përkohshme në punë”, çështja nr. 53, e regjistruar më 12.02.2025 mbi ankimin e ankuesve A.X. dhe Shoqërisë Tregtare “*” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, sipas disponimit nr. 01 Prot., datë 06.01.2025, të Zëvendëskryetarit të Gjykatës, bazuar në “Listën vjetore të miratuar që përcakton gjyqtarët për gjykimet e rasteve urgjente”, i ka kaluar për gjykim trupit gjykues monokratik pasardhës, gjyqtarit Engert Pëllumbi”, thuhet në njoftimin e GJKKO.

Këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) janë paraqitur dhe Valbona Xoxa e ëma e Ajola Xoxës si dhe biznesmeni Gentian Sula, i cili ndodhet nën masën e sigurisë detyrim paraqitje.
LEXONI GJITHASHTU:
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë