Karamuço: Ja përse u acaruan marrëdhëniet e Veliajt me prokurorin Dado
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Eruonews Albania ku ka folur rreth arrestimit të Erion Veliaj por edhe për përplasjet e këtij të fundit me prokurorin Ols Dado.
Sipas tij acarimet janë edhe personale pasi situata e kryebashkiakut Veliaj është e vështirë, pasi është në qeli. Megjithatë ai tha se vetë nuk do e këshillonte Veliajn të reagonte në atë formë mbi prokurorët e SPAK.
“Ajo që bën zoti Veliaj është shumë më tepër politike aktualisht. Ai ëhstë një mesazh që i drejton elektoratit të vetë dhe mbështetësve të vetë, në një formë që të justifikojë të gjitha ato akuza që kanë dalë nëpër media, sepse dokumenti i plotë 360 e ca faqe qarkullon, por është ende i pazbardhur. Unë nëse do isha avokat i zotit Veliaj nuk do e lejoja të bënte komunkime të tilla, sepse gjërat në mikro, teknike, ti nuk i qartëson dot. Zoti Veliaj nuk është i pandehur, është një person që po zhvillohen hetime dhe provat e mbledhura janë prova për të ngritur dyshimet e arsyeshme për një masë, jo për ta çuar në burg. Kështu që këto do jenë gjatë një procesi themeli. Ai do shkojë në gjykatë e të ballafaqohet në nivele të tjera, pse duhet ta vërë në vështirësi mbrojtjen e vetë”,-tha Karamuço.
Profesori i kriminalistikës tha se ai solidarizohej me të gjithë prokurorët e SPAK.
“Unë solidarizohem me të gjitha vlerat që përmban SPAK-u, në kuptimin, etik, institucional, që ne nuk duhet ta lejojmë këtë lloj gjuhe, është gjuhë e tepruar që mund të krijojë shumë perceptime të tjera publike në mënyrë edhe të padrejtë. Nuk mund të drejtohesh me gisht aty”,-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit