Apnea e gjumit, Studimi: Nëse nuk trajtohet është shkak për alzhajmer

20 Janar 2025 | 19:45

Apnea e gjumit, nëse nuk trajtohet, mund të bëhet shkak për Alzhajmer. Studiuesit, kanë faktuar se ndërprerjet e frymëmarrjes gjatë gjumit, ndikojnë në hipotalamus e për pasojë çon në probleme neurologjike.

936 milion persona në botë vuajnë nga apneja e gjumit, e cila është një çrregullim i ritmit të gjumit. Leidon Shapo, ekspert i shëndetit publik në Londër, gjatë një intervistë për Euronews Albania, thotë personat obez , ata që konsumojnë alkool dhe duhan janë më të predispozuar për ta patur.  

 “Është faktikisht një çrregullim i ritmit të gjumit. Pra gjatë momentit të gjumit ka një gërhitje dhe ka një pauzë, nuk kemi frymëmarrjen normale, ndalon dhe vazhdon. Ky ndalim dhe vazhdim quhet apneja e gjumit”,-tha Leidon Shapo, ekspert i shëndetit publik në Londër.

Studimi i fundit, ka çuar në përfundimin se mos trajtimi i apnesë së gjumit në kohë, mund të shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore përfshirë dhe alzhajmer.

 “Në rast se vazhdon gjatë dhe kronicizohet dhe kemi mbi 15 ndërprerje të tilla në orë, është mirë të drejtohemi tek mjeku pasi është vënë re që më sleep appne ka lidhje me obezitetin, diabetin tip 2 . problemet neurologjike dhe alzahjmer dhe problemet kardiovazskulare”,-tha Shapo.

Ekspertët e klasifikojnë apnen e gjumit në 3 faza, deri në 5 ndërprerje frymëmarrje në një orë, janë normale, 5-15 është apne e mesme dhe mbi 15 ndërprerje në orë quhet e apne e rëndë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026