Aqua Park në Vlorë, ideja italiane sjell risi në qytetin bregdetar

9 Gusht 2024 | 17:37

Aqua Park, një destinacion i ri në qytetin bregdetar, që ofron argëtim për të gjitha grupmoshat. Ky park u krijua me një vizion të qartë nga disa shtetas italianë rezidentë në Vlorë, për të sjellë diçka të re dhe për t’u përgjigjur nevojave të vizitorëve.

 “Ne kemi ardhur të jetojmë në Shqipëri, nuk e kishim fare ndërmend që të bënim diçka të tillë, më pëlqen qyteti i Vlorës, kemi parë që mungon argëtimi, dhe vendosëm të hapnim këtë park argëtim, është një gjë shumë e bukur edhe për të rinjtë”,-tha një nga organizatorët.

Vetë organizatorët janë të kënaqur me këtë projekt të ri, dhe ndjehen të lumtur kur shohin pushues që vizitojnë parkun ujor ndërkohë që kalojnë çaste të bukura me familjarët e tyre.

 “Jemi shumë të lumtur sepse njerëzit që vijnë ngelen të kënaqur, ne lejojmë të hyjnë familjarët, kur hyjnë fëmijët, prindërit hyjnë falas, dëgjojmë që na thonë që vijnë dhe nga Saranda nga Durrësi, ne kemi prezantuar projektin tonë në bashkinë e Vlorës, ishin shumë entuziastë, ky është i gjithi investim që vjen nga Italia, ishte shumë e vështirë sepse kishim frikë se kjo gjë nuk do funksiononte, është e bukur por mungojnë ende shërbime të tjera”, tha një nga organizatorët.

Aqua Park në Vlorë është një fillim i shkëlqyer për të gjithë ata që kërkojnë një mënyrë të re dhe emocionuese për të kaluar kohën e tyre. Për të gjithë ata që planifikojnë të vizitojnë Vlorën, kjo risi në qytet tërheq më shumë vizitorë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026