Arben Shkodra: Qeveria po godet prodhimin vendas me ndryshimet fiskale

16 Nëntor 2021 | 21:31

Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë thotë se “paketa fiskale është një ofensive ndaj prodhimit vendas”.

Sipas tij ndryshimi i paketës fiskale dëmton biznesin vendas si dhe do të shkaktojë nxitje të informalitetit.

E gjithë kjo tha Shkodra po bëhet për një efekt prej 60-70 milionë euro më shumë taksa për buxhetin.

“Më mirë ta merrnin borxh këtë shumë se sa prishin klimën e biznesit. Do të ketë rritje dhe abuzime, rritet informaliteti me këto masa. Një fabrikë që preket nga 6 lekëshi që harxhonte 10 mijë litra në ditë do të paguajë 177 mijë euro më shumë taksa në vit”, u shpreh ai.

Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve kjo gjë gjithashtu frenon rritjen e pagave dhe punësimit në sektorin privat.

Por, dëmi më i madh tha Shkodra do të bëhet në konkurrencën mes prodhimit vendas dhe produkteve të importuara.

“Kostoja e rritur në energji, gaz dhe taksa do të transferohet në çmim. Por barra nuk do të rëndojë më qytetarin pasi ne jemi në presionin e produkteve të importit, të cilët në shtetet e tyre mirëmbahen si biznese, subvencionohen”, përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026